Elinel — Zemra

S'di a o’ zemra jem e vogël, a ti je e madhe Veq e di qe e mushë çdo zbrast'si me prezencën tane Kur t'mrrinë dita me bo fmi, du me m’ngja' pej nane Kur t'shoh n'disponim t'keq, kisha vra për t'keshmën tane N'kohë t'kqija ti je konë qajo që m’ke nejtë afër Edhe pse me budallakinë tem shpesh jom sillë ashpër Fjaltë e shpirtit, e jo t’qirit, s'jom Naim Frashër Jom personi që për to ti je personi ma i dashur Kom dashtë me t’i shkru' fjaltë që zemra pëshpëritë Dashnija jem për ty s'shkon tu u zvoglu, po veq tu u rrit Aftësinë me dashtë e kom majtë n'terr, e ti e ke qitë n’dritë Ndjenja t'fuqishme kanë lshu rrajë, mirë i ke ujitë Eklipsi zuni zemrën tem ni kohë, e u bo vront n'qiell N'qat moment erdhe ti si rreze që mu me m'kfiellë Pi t'kalumës mu dok'ke që kurgjo e mirë s'u mjellë Kur fillove mu sillë ftoft, fillova me t'lypë pak diell Zemra zemra zemra zemra zemra mu po m'rrehë Ndjenjat që i kom për ty Duhna m'i shprehë Jom ftofë, jom nxe E kom gjetë vetën me ty Për ty shpirt po m'rrehë X2 Jeta jem je ti, e bukra je veq ti Ku me gjetë fjalë t'bukra me përshkru dikon kaq t'bukur si ti Veç te ti e sytë e tu muj me pa nxehtësinë Nëse ti s'e sheh t'njejtën te unë, at'herë kokna fundrrinë Veç te ti nihna, qashtu qysh nihna Me folë, me keshë palidhje, qashtu qysh veç na dy dijna Shpesh kur m'mungon, tu menu për ty mu m'pikon loti Bukuri si ti ma bojnë me dije: EKZISTON ZOTI Edhe thom "shyqyr qe t'ka kriju" Kohtë e shtira, e me shira, t'ka pru si engjull me mi leht'su Se përnime jom konë n'nevojë une për ni engjull E di që femna perfekte ekziston, ti je si shembull Ti je si burim pozitiv që nuk din m'u shterrë Edhe zemra jem rreh n'dorë tane, se veç e ke nxerrë Osht e jotja, për mu je krejt bota S'lujë me ndjenja tua, jom pjekë tash, s'po lujë ma as me lodra Zemra zemra zemra zemra zemra mu po m'rrehë Ndjenjat që i kom për ty Duhna m'i shprehë Jom ftofë, jom nxe E kom gjetë vetën me ty Për ty shpirt po m'rrehë X4


Other Elinel songs:
all Elinel songs all songs from 2014